13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Vëllai i Veliut: Ai u arrestua për një borxh që ia la Elvis Pista amanet që ta nxirrte

ElvisPista14

(E plotësuar) Petrit Veliu, vëlla i Mentor Veliut të arrestuar në një prononcim për Express tha se i vëllai i tij është arrestuar për një borxh prej 24 mijë eurosh.

“Ky borxh i përket Masar Shehut, biznesmen nga kjo anë”, tha ai duke sqaruar se biznesmeni Shehu i ka pas një borxh të nderit Elvis Pista, e që sipas tij, vetë Pista ia ka lënë ‘amanet’ Mentor Veliut që t’ia nxjerr këtë borxh biznesmenit Shehu.

Megjithëkëtë, vëllai i Mentor Veliut këmbëngul që ai nuk është arrestuar në lidhje me vrasjen e Elvis Pistës.

 

Policia: Mentor Veliu nuk ka të bëjë me rastin Pista

Policia e Kosovë thotë se Mentor Veliu nuk u arrestua për rastin e Elvis Pistës.

Zyrtari për informim në Policin e Kosovës, Brahim Sadriu e ka mohuar se Mentor Veliu është arrestuar lidhur me rastin e vrasjes së Elvis Pistës.

Ai ka thënë për KosovaPress se arrestimi i Veliut nuk ka të bëjë me këtë rast, por sipas tij, ai është arrestuar për një rast tjetër.

 

Arrestohet Mentor Veliu, i dyshuar në rastin e vrasjes së Elvis Pistës

Para pak çastesh Njësia Speciale e Kosovës ka arrestuar Mentor Veliun, si të dyshuar të jetë përfshirë në rastin e vrasjes së Elvis Pistës kandidatit të ndjerë të PDK’së në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Thuhet se Veliu është arrestuar afër zyrave të KEDS në Prishtinë.

Avokati i familjes Pista, Arianit Koci ka thënë për Express se nuk mund ta komentoi arrestimin, por tha se Policia është në rrugë të mirë për ta zbardhur rastin, por për shkak të hetimeve nuk mund të flas për detajet.

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak...

Lajmet e Fundit