35.9 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Tre pretendentë për kryetar të LDK-së në Prizren

LDK-zyra ne PrizrenSë paku tre aktivistë janë pretendentë për marrjen e postit mbetur bosh të kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, parti kjo më e madhja në opozitë. Dy mjekë, Hatim Baxhaku dhe Haxhi Avdyli, dhe njëri nga aktivistët e vjetër, Ridvan Hoxha, tashmë dihet se do të garojnë për të parin e Degës.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditë më parë mori vendim për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar dhe për organe tjera të Degës së LDK-së në Prizren. Parashihet që në javën e parë të tetorit, diku kah 5 tetorit të mbahet Kuvendi i Degës, në cilën do të zgjidhet kryetari i ri, që do ta zëvendësojë Eqrem Kryeziun, që dha dorëheqje në qershor, pasi nuk mundi ta sigurojë mandatin as për deputet.

Garën për kryetar të Degës tashmë zyrtarisht e ka shpallur kirurgu, Hatim Baxhaku, i cili në zgjedhjet qendrore, në qershor mori besimin për deputet.

Postin e shefit të Degës e synon edhe Ridvan Hoxha, njëri nga drejtuesit e vjetër të Degës, që gjatë qeverisjes shtatëvjeçare të këtij subjekti, duke qenë bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të komunës, Eqrem Kryeziut, ka mbajtur disa funksione, për numrin e të cilave, madje, është kritikuar edhe nga vetë zyrtarët e Degës.

“Kandidimin zyrtar do ta bëj në Kuvendin e Degës, pasi shoh një disponim tek anëtarësia”, thotë ai.

I pyetur nëse frikësohet nga pretendentët e tjerë, Hoxha tha se garës i hyn për të fituar. “Hapi im është në përfundim e sipër të një oferte politike për elektoratin”, ka thënë ai për “Zërin”.

Ndër kandidatët seriozë për kryetar Dege llogaritet edhe neurokirurgu, Haxhi Avdyli, që më tepër njihet për aktivitet në qendër, duke qenë pjesë e Grupit të ekspertëve për shëndetësi të LDK-së.

Avdyli ka konfirmuar për “Zërin” se zyrtarisht kandidaturën do ta shpallë në Kuvend, pasi ka vlerësuar dëshirën e delegatëve për një fytyre të re dhe jo pjesë të klaneve dhe të përçarjeve të mëhershme.

Rreth sfidave të mundshme nga rivalët, ai vlerësoi se të gjithë pretendentët janë personalitete të respektuara. “Kam një përkrahje të gjerë të Nëndegëve. Shpresojmë për një garë fer dhe korrekte dhe pranim të rezultateve dhe bashkëpunim pas mbylljes së zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Më Shumë

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025 do të zhvillohet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke sjellë një përzgjedhje...

‘DokuFest’ prezanton projektet e përzgjedhura për Forumin e Filmave të Shkurtër

DokuFest ka kënaqësinë të shpallë projektet e përzgjedhura për edicionin e parë të Forumit të Filmit të Shkurtër, një platformë rajonale për bashkë krijim...

Lajmet e Fundit