16.4 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Paris, takim për koalicionin e gjerë kundër ISIL-it

Paris-John KerryTë hënën, në Paris zhvillohet një takim mes presidentit francez Francois Hollande me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe me ministrat e jashtëm evropianë dhe arabë, për bisedime, në përgjigje të thirrjes së Presidentit Barack Obama për formimin e një koalicioni më të gjerë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sekretari Kerry shkon në Paris pas një jave me bisedime në Baghdad, Amman, Jeddah, Ankara dhe Cairo, në përpjekje për t’i bindur vendet arabe t’i bashkohen koalicionit me Shtetet e Bashkuara kundër grupit Shteti Islamik.

Zyrtarët amerikanë thonë se ekziston një marrëveshje e gjerë mes udhëheqësve arabë lidhur me kërcënimin e egër dhe masat që duhen marrë për minimin e ideologjisë së Shtetit Islamik dhe kufizimin e mjeteve financiare të tyre, si dhe të luftëtarëve të huaj që i bashkohen grupit, raporton VOA.

Deri tani, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë veprime ushtarake në Irak. Franca thotë se do t’i bashkohet sulmeve ajrore në Irak, ashtu sikurse kanë thënë edhe vendet arabe, por kjo mbetet të miratohet nga qeveria e re e Baghdadit.

Pas bisedimeve të së hënës në Paris mendohet të mbahet një takim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të mësohen më tepër hollësi lidhur me pozicionin dhe detyrat që do të kenë vende të ndryshme në koalicionin kundër ISIL-it.

Më Shumë

E pazakontë: Qytetari nga Rahoveci e voton Rey Manajn në zgjedhje

Një qytetar nga Rahoveci e ka bërë një zgjedhje të çuditshme kur ka votuar. Ai e ka shkruar në fletëvotim emrin e Rey Manajt. Kjo...

Artan Abrashi: Nesër është dita e ndryshimit në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në prag të ditës së votimit,...

Lajmet e Fundit