Zhbogar: Partitë politike t’i japin fund ngërçit politik

zhboger ne pzPërfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot në Prizren se partitë politike kosovare duhet t’i japin fund ngërçit politik.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot në Prizren se partitë politike kosovare duhet t’i japin fund ngërçit politik, dhe në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës që është caktuar për të enjten të ofrohen zgjidhje.

Ai tha se zgjedhjet e fundit kanë qenë demokratike, ku populli ka dhënë votën e tij dhe tani tha ai, është koha që politikanët të reflektojnë lidhur me krijimin e institucioneve të reja.

Për dorëheqjen e gjyqtarit amerikan të EULEKS-it, Robert Carolan, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Zhbogar tha se ai është informuar për këtë vendim të këtij gjykatësi, i cili sipas tij, një gjë të tillë e ka bërë për shkaqe personale.

Ai shprehu besimin se do të ndiqen të gjitha procedurat e mëtejmë ligjore për zëvendësimin e Carolanit.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, këto deklarata i bëri sot pas takimit që pati me pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët ia shprehen atij shqetësimet e tyre lidhur me degradimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar tha se institucionet përkatëse duhet të marrin masa adekuate për zbatimin e Ligjit për këtë Zonë të Veçantë të qytetit të Prizrenit.

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit