4.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

MSH siguron vaksinat kundër gripit sezonal

VaksinimiMinistria e Shëndetësisë ka siguruar 69 mijë e 500 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe po shpërndahen në gjithë territorin e Kosovës, thonë zyrtarë të kësaj ministrie. Përparësi për vaksinimin kanë të gjithë personat e moshuar si dhe ata me sëmundje kronike, tha për Radio Kosovën, drejtori i Institutit Naser Ramadani.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, si çdo vit përgatit strategjinë për vaksinim kundër gripit sezonal për ta dërguar atë pastaj në Ministrin e Shëndetësisë për furnizim më vaksina, tha zëdhenësi i kësaj Ministrie, Faik Hoti.

“69-mijë doza janë për të rritur ndërsa 500 tjera janë doza apo vaksina pediatrie. Vaksinat janë shpërndarë në Institut dhe Instituti është duke e bërë shpërndarjen nëpër Institutet rajonale dhe pastaj në qendrat e kryesore të mjekësisë familjare”, tha Hoti.

Numri i vaksinave kundër gripit sezonal, konsiderohet i mjaftueshëm, thotë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani.

“INKSH ka marrë doza të mjaftueshme të cilat i ka shpërndarë nëpër të gjitha qendrat e mjekësisë familjare dhe do të jepen sipas indikacioneve epidemiologjike për personat e moshuar në radhë të parë, po edhe për personat me sëmundje kronike të cilët për shkak të imunitetit të dobët duhet të mbrohen me këtë vaksinë për mos me u sëmurë dhe mos me u përkeqësua gjendja e tyre e mëtutjeshme”, tha ai.

Gratë shtatzëna të cilat kanë indikacione epidemiologjike për ndonjë sëmundje kronike gjatë shtatzënisë në tre muajt e parë, nuk lejohet të marrin vaksinën, ndërsa fëmijët me imunitet të dobësuar dhe ndonjë sëmundje kronike, duhet ta marrin atë, tha për Radio Kosovën Ramadani.

Më Shumë

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit