Hoxhaj vlerëson punën e shefit të EULEX-it, Bernd Borchardt

Hoxhaj-Bernd BorchardtMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shtruar të premten një drekë për nder të përfundimit të misionit në Kosovë nga shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt.

Në drekën e shtruar për nder të Borchardt, ku morën pjesë ambasadorë të akredituar në Kosovë, të shteteve të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Holandës, ministri Hoxhaj vlerësoi lartë angazhimin dhe kontributin e tij për proceset në Kosovë.

Në një komunikatë për media nga MPJ thuhet se Hoxhaj foli për bashkëpunimin e afërt me Borchardt, duke e quajtur atë mik të tij dhe të shtetit e të qytetarëve të Kosovës.

Ministri Hoxhaj tha se shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, me punën dhe angazhimin e tij është bërë pjesë aktive e progresit që është arritur në Kosovë.

Në shenjë falënderimi për punën në Kosovë, Hoxhaj i ka dhënë Borchardt një dhuratë simbolike, figurën e Nënës Terezë.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, falënderoi ministrin Hoxhaj për nderimin dhe bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të tij në Kosovë.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit