4.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Haxhi Avdyli: LDK-ja në Prizren, po rritet

haxhi avdyli ldkKandidati për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli është i kënaqur me procesin zgjedhor që është zhvilluar deri më tash nëpër nëndegët e këtij subjekti politik. Ai tregon se LDK-ja në Prizren, është pasuruar me emra të rinj.

“Me këto zgjedhje po ndodh masivizimi dhe pasurimi i nëndegëve me emra të nderuar të qytetit. Kjo tregon për besimin që ka filluar të rritet në LDK”, thotë Avdyli për PrizrenPress.

Sipas tij, procesi zgjedhore ka treguar për një pjekuri demokratike që e ka elektorati i LDK-së në Prizren.

“Kandidaturat zyrtare do paraqiten në kuvend të Degës dhe delegatët e zgjedhur do jenë të lirë të vendosin sipas bindjeve në kandidatin e tyre të preferuar”.

Ai thotë se asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë që deri më tash ia ka dhënë LDK-ja.”Nuk i iki përgjegjësisë së LDK-së”.

LDK-ja në Prizren, pas dorëheqjes së kryetarit të Degës, Eqrem Kryeziut, ka filluar të mbajë zgjedhjet e brendshme. Deri më tash janë mbajtur disa zgjedhje nëpër nëndegë, ndërkohë që në tetor pritet të zgjedhet edhe kryetari i Degës së LDK-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Punime në rrugën “Medlin Ollbrajt” të Malishevës, mbyllet përkohësisht një pjesë e qarkullimit

Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Medlin Ollbrajt”, për shkak të punimeve...

Lajmet e Fundit