Kryeministri në largim premton qeverisje transparente në katër vitet e ardhshme

Thaci14-17aKryeministri në largim, Hashim Thaçi, po vazhdon të deklarohet se edhe në katër vitet e ardhshme do të jetë në krye të Qeverisë.

Ai ka thënë se themelet e qeverisjes së ardhshme do të jenë transparenca dhe llogaridhënie.

Thaçi ka premtuar angazhim personal për rritjen e demokracisë dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Këto pritje Thaçi i ka shprehur në një reagim me rastin e Ditës Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur.

Lexojeni të plotë reagimin

Sot, është Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur që i kushtohet transparencës dhe qasjes në informacion zyrtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për të anëtarësuar vendin në nismën ndërkombëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe tani jemi duke aprovuar Planin e Veprimit për të lehtësuar qasjen në informata. Si standarde të rëndësishme europiane, transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themelet e qeverisjes së ardhshme.

Unë, personalisht me interaksion të drejtpërdrejtë do të angazhohem për të ofruar më shumë qytetarët me shtetin dhe proceset vendimmarrëse me qëllim të fuqizimit të demokracisë sonë dhe rritje së cilësisë së shërbimeve publike. HTH

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit