Suhareka, mes 6-të komunave kampione në përmirësimin e të hyrave vetanake

Suhareke-kuvendiNë kuadër të aktivitetit për “Të hyrat vetanake”, me procedurë konkurruese janë përzgjedhur gjashtë komuna për t’u përcaktuar si kampione në përmirësimin e të hyrave vetanake.

Komunat e përzgjedhura janë: Gjakova , Prishtina, Peja, Lipjani, Suhareka dh Shtërpce.

Projekti i financuar nga BE “Mbështetje për Ministrinë e Financave” po ofron mbështetje teknike për Qeverinë dhe Komunat, midis tjerash, në fushën e Decentralizimit Fiskal, transmeton KP.

Ky projekt do t’u ofrojë komunave mundësi të veçantë në adresimin e të gjitha çështjeve që ndërlidhen me të hyrat vetanake, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

Kryetarët e gjashtë komunave të përzgjedhura do të ftohen të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për procesin e bashkëpunimit dhe planin e punës mbi të cilin janë pajtuar. Ky aktivitet do të implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Komunave të Kosovës.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit