Haziri: Zgjidhja e krizës politike mund të zgjidhet para 2 tetorit

LutfiHaziri5-30Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk pret që të bëhet zgjidhje në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për kryeparlamentarin dhe nënkryetarët që do të mbahet më 2 tetor.

Kjo, si rezultat i situatës së njëjtë politike që vazhdon të jetë në vend, sipas Hazirit.

Ai thotë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të bëhet para 2 tetorit nëse ekziston vullneti politik, dhe partitë politike e kanë këtë mundësi.

“Zgjidhja e problemeve politike që kanë të bëjnë me zgjedhjet e fundit, duhet të jetë në mesin e të zgjedhurve”, deklaron Haziri për televizionin publik.

Takimi i djeshëm i presidentes me liderë thotë se “nuk është raundi i parë”, siç është shprehur ai, por ka qenë njëri prej zhvillimeve, duke thënë se tek presidentja po shihet një rol tjetër nga ai që është parë më parë.

Kosova është aq politike sa e ka të papërballueshme gjendjen e një qeverie teknike vlerëson nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dhe se zhvillimi ekonomik dhe social nuk mund të përballohet me një qeveri teknike.

Sipas tij, deri në prill të vitit 2016, Kosova e ka një rrugë jashtëzakonisht të vështirë.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit