UNDP lanson Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë

UNDP-KosovëProgrami i Kombeve të Zhvilluara për Zhvillim do të lansojë Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2014 të titulluar “Migrimi si forcë për zhvillim”, të martën, sot në ora 11:00, në hotel Emerald. Nikoqir i ngjarjes do të jetë Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, ndërsa të pranishmëve do t’u drejtohen me fjalë rasti edhe Zëvëndës Ministri i Diasporës, Qerim Bajrami, Drejtori i SDC-së, Markus Baechler, dhe Udhëheqësi i Zyres së IOM-it, Jorge Baca.

Ky raport, i teti me radhë, i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë trajton lidhjet sfiduese ndërmjet migrimit dhe zhvillimit njerëzor. Raporti analizon ndikimin e migrimit në demografi, ekonomi, përfshirje sociale, arsim, shëndetësi dhe pjesëmarrje publike.

Prezantimi do të transmetohet drejtpërsëdrejti përmes live streaming në të gjitha Ambasadat e Kosovës apo/dhe Zyrat Diplomatike me diasporë më të madhe kosovare. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit