13.1 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Millaku: Drejtorët në shëtitje, nxënësit theren me thika në shkollat e Prizrenit

Drita MillakuAsambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku ka akuzuar Qeverinë e Ramadan Mujës, se po i keqpërdorë taksat e qytetarëve për shëtitje.

Sipas saj, Drejtoria e Arsimit në Prizren i ka dërguar në shëtitje në Shqipëri, pa arsye të gjithë drejtorët e shkollave.

“Së fundi, Drejtoria e Arsimit ka dërguar të gjithë drejtorët e shkollave, pa ndonjë arsye të veçantë”,tha Millaku.

Sipas saj, drejtorët e shkollave janë dërguar në shëtitje, ndërkaq që gjendja e sigurisë nëpër shkolla vazhdon të jetë shqetësuese.

“Nuk ekziston përkujdesja e mjaftueshme në sigurimin e shkollave, në të cilat pothuajse çdo ditë kemi rrahje e therje të nxënësve”.

“Rasti më i freskët i rrahjes së nxënësve ka ndodhur dje në Shkollën e Mjekësisë “Luciano Matroni” ku vetë drejtori i shkollës ka bërë presion tek nxënësit për të mos e denoncuar rastin në polici”.

“Në kushte të tilla, Drejtoria e Arsimit mendon për relaksimin e drejtorëve, sepse nuk iu ka mjaftuar pushimi 3 mujor gjatë verës”.

“Si duket Qeveria Komunale është e specializuar për organizimin e ekskursioneve në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme në Komunë. Një i tille është bërë edhe më datën 29 gusht ku punëtorët e Komunës janë dërguar në një pushim njëditor në Deçan”

“Skandalet dhe politikat që po i aplikon Drejtoria e Arsimit, tashmë sektorin e arsimit në Prizren e kanë sjellë në nivelin më të ulët se të viteve 90-ta”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

OVL-UÇK me thirrje për ndalimin e koncertit në Dragash me këngëtarë nga Serbia: Do detyrohemi të dalim në rrugë dhe ta ndalojmë këtë aktivitet...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve shprehin shqetësimin dhe indinjatën më të...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri në 22 gradë

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat mund të  paraqiten rreth relievit malor. “Temperaturat minimale do të...

Beteja e katërt

Lajmet e Fundit