Në orë të vona

Skender Berisha
Një mendim gërryes shartova
më erdhi se deshti nuk rreshti
më cimboi shumë si pleshti
m’i acarroi nervat desh sharrova
tash vonë edhe shfryrjet e vona
trazohen si thneglat strofullit
gumëzhin thellë pelimi i mbjellur
sa shumë punojnë me të hedhur
vonë vonë edhe për këndellje
nesër kam mbase një të diele
heret do të nis vallja kryeneqe
e mendimit të ri me ritmin e vjetër
kush do t’më xiglojë nëpër vetull
një zog i hershëm me këngë tjetër
ti ledhatuesja ime qëkurë e mekur
priji zgjimit të ri e mos më rri fjetur.

/Skender Berisha/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit