20.4 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

LDK e AAK refuzojnë propozimin e Enver Hoxhajt

Blloku VVZyrtarët e LDK’së dhe AAK’së e shohin të pamundshme idenë e nënkryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, që ngërçi politik të tejkalohet ndërmjet PDK’së, LDK’së dhe AAK’së.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka propozuar si ide për dalje nga ngërçi politik një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë, ku do të përfshiheshin PDK-LDK-AAK .

“Receta ime do të ishte që në situatën që jemi duhet të kemi një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë. PDK së bashku me Lidhjen Demokratike dhe Aleancën të shohin mundësinë të nxjerrin vendin nga ngërçi politik ku ka hyrë. Së dyti të kemi një qeveri që duhet të adresojë reformat më kritike për çështjet më të rëndësishme në vend”, ka thënë Hoxhaj.

Por anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë për “Epokën e re” se në këtë fazë tashme kur partitë e bllokut kanë arritur një marrëveshje një koalicion PDK-LDK ose edhe me AAK-në siç ka propozuar Hoxhaj është i pamundshëm të ndodhë.

Edhe anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se blloku tashme ka arritur një marrëveshje me të cilët përjashton PDK-në si partnere. Ajo ka thënë për “Epokën e re” se ngërçi mund të tejkalohet me partitë e bllokut.

“Nevoja për të sjellë një qeverisje ndryshe në Kosovë nuk lë asnjë hapësirë që PDK-ja të jetë brenda sepse atëherë nuk do të ishte ndryshim. Vendi ka nevojë për një reformë substanciale në politika ekonomike, luftim të varfërisë, korrupsionit, klientelizmit si dhe mënyrave të tanishme të qeverisjes duhet t’u vijë fundi. Përndryshe, Kosova nuk mund të vazhdojë tutje, sepse në shumë segmente po prapakthehemi”, është shprehur ajo.

Më Shumë

Mbi 61 mijë qytetarë nga Kosova kaluan sot në Shqipëri

Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të tjera fqinje. Numri...

‘Ditët e Struzhës’ mbledhin bashkatdhetarët nga e gjithë diaspora

Struzha, e braktisur në më shumë se dy dekada, gumëzhinë në verë, nga banorët, të cilët punojnë e jetojnë larg saj për 11 muaj....

Lajmet e Fundit