1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, nuk po gjen zbatim

ura e gurit ne prizrenShoqëria civile në Prizren vazhdon të mbetët këmbënulëse në mbrojtje të “Qendrës historike” nga degradimi. Madje ajo për këtë ka kërkuar përkrahje të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, para dy vitesh, siç duket nuk po gjen zbatim në praktikë pasi që kjo zonë e vjetër e qytetit është degraduar bukur shumë nga ndërtimet e një pas njëshme që po bëhen kohëve të fundit, raporton RTK.

Ky degradim ka shqetësuar shoqërinë civile e cila ndonëse nuk ka gjetur përkrahjen e duhur tek pushteti lokal për mbrojtjen e saj, një gjë të tillë po e kërkon nga ndërkombëtarët dhe atë tek zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë një takimi që kishin pasur dy palët me herët pikërisht në Prizren përfaqësuesi special i BE-së u premtoi organizatave të shoqërisë civile se do kenë mbështetje të pa shoq ku bëhet fjalë për pjesën e vjetër të qytetit.

Hajrullah Çeku, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Ec ma ndryshe” thotë se zhvillimet e fundit në këtë qendër lënë shumë për të dëshiruar.

“I kemi bartë disa nga shqetësimet tona si shoqeri civile në raport me këtë qendër tek përfaqësuesi special i BE-së dhe kemi kërkuar nga kjo zyrë dhe faktorët tjerë përkrahje që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për ta penguar dhe ndaluar degradimin e “Qendrës historike” dhe bashkërisht për të investuar për planet zhvillimore në këtë qendër”, tha ai.

E kryeinspektori prizrenas, Bedri Bytyqi i cili me të marrë detyrën në këtë fillimvit ishte treguar shumë0 i ashpër ndaj degraduesve të pjesës së vjetër të qytetit, nuk ka marrë ndonjë hap konkret në parandalimin e ndërtimeve pa leje. Ai deklarohet në respektim të ligjeve në fuqi sai përket ruajtjes së kësaj pjese.

“Qendrën historike të Prizrenit do ta mbrojmë dhe jemi duke e mbrojtur. Tani kemi edhe fazat konkrete që po fillojmë ti realizojmë. Në këtë fazë jemi në përfundim të tenderimit të vendosjes së pistonave që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve në atë zonë, kontrollohet ndërtimi, kur do të hyjnë ngarkesat e materialeve ndërtimore e dalin. Do kemi qasje të re. Janë marrë hapa. Të gjitha objektet që janë në ndërtim janë me leje konform planit rregullativ për qendrën e konservuar. Do të vazhdojmë ta monitorojmë gjatë 24 orëve”, thotë Bytyqi.

Ndërkombëtarët të cilët edhe ishin përkrahës të ligjit për qendrën historike disa herë u patën bërë thirrje përfaqësuesve të institucioneve kompetente që të marrin masa adekuate për zbatimin e Ligjit për këtë Zonë të Veçantë të Prizrenit.

Më Shumë

Dy të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Dy persona janë lënduar nga aksidenti mes dy automjeve që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar,...

Kamioni ndot asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren

Pas ankesave të qytetarëve për ndotjen e asfaltit në rrugën “Besim Shala” nga kamionët e angazhuar në punime ndërtimore, patrulla e Stacionit Policor Prizren...

Lajmet e Fundit