22.3 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Nesër suspendohen mjekët e arrestuar

arrestimi i mjekeveShërbimi Klinik Spitalor i Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Personelit që të ndërmarrë masa ligjore për punonjësit shëndetësor që punojnë në këtë shërbim e që u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Një shkresë që posedon “Zëri” e që drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj i ka dërguar udhëheqësit të personelit, Skender Shabanit e që i ka bashkëngjitur edhe kryetarit të Bordit të SHSKUK-së Isuf Dedushajt, drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë Gani Bajraktarit është kërkuar që ndaj mjekëve të arrestuar të merren masa ligjore.

“Sipas informatave zyrtare për masë të arrestit ndaj disa punëtorëve shëndetësor, staf i SHSKUK-së, ju lutemi të ndërmerrni të gjitha veprimet e duhura ligjore për të gjithë stafin publik si staf nën varësinë e SHSKUK-së”, i shkruan drejtori Gjocaj, udhëheqësit të personelit, raporton Zëri.

Gjithashtu, Gjocaj kërkon që të njoftohen menaxherët e të arrestuarve për masën që është ndërmarrë ndaj tyre.

“Pra për QKUK-ë do të ndërmeri masën e duhur juve si zyrë e personelit dhe për institucionet tjera i njoftoni për të ndërmarrë të njëjtën masë siç parashikohet nga baza ligjore në fuqi”, thuhet në shkresën e Gjocajt, të siguruar nga gazeta “Zëri”.

Tutje Gjocaj i shkruan Shabanit që derisa e mailin po e dërgon gjatë ditës së diel kur është vikend, veprimet ligjore kërkon nga ai që të ndërmerren gjatë orarit zyrtar të Punës.

Tutje përmes një e maili zyrtar, zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu, thotë që meqë masa e paraburgimit është caktuar ditëve të vikendit, të hënën do të ndërmerren masat ligjore, konform ligjeve në fuqi.

“SHSKUK, do të ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje të plotë për organet e drejtësisë. SHSKUK, fton të gjithë pacientët që kanë ankesa lidhur me trajtimin e tyre ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe ankesat do të shqyrtohen me seriozitet”, apelon Fazliu.

Më Shumë

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Kompleksi 'Toni Residence' në Prizren nuk është thjesht një kompleks banimi – është vendi ku familja juaj gjen qetësinë, cilësinë dhe sigurinë që meriton. Me...

Kryesuesi mund të na nxjerrë nga kriza

Kadri Kryeziu Çfarë mund të konstatojë Gjykata Kushtetuese rreth mënyrës së votimit, a do të përcaktohet për votim të hapur apo të fshehtë? Duhet rikujtuar që...

Lajmet e Fundit