16.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

LDK-ja rrezikon të mos marrë pjesë nëse do të ketë zgjedhje të reja

FatmirSejdiu-IsaMustafaLidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa rrezikon që të mbes jashtë garës, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas Rregullave zgjedhore, secila parti që të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhje duhet që të paktën çdo 48 muaj të ketë mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga data 7 nëntor 2010, kur edhe është zgjedhur Isa Mustafa kryetar i partisë nuk ka mbajtur më asnjë Kuvend zgjedhor. Praktikisht vetëm edhe 20 ditë i bie që LDK të plotësoj afatin ligjor, që pastaj të mos mund të certifikohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të qenë pjesëe e garës, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Blic.

Në Pikën e 15 të Rregullave për regjistrimin e partive politike thuhet shumë qartë se: “Partia e regjistruar politike mban kuvendin brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit të partisë, dhe pastaj së paku çdo dyzetetetë muaj”.

Pra, sipas kësaj rregulle zgjedhor, i bie që LDK është dashur që Kuvendin e saj zgjedhor ta mbajë në nëntor të këtij viti, për t’i plotësuar afatet ligjore për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhje, në rast të zgjedhjeve eventuale.

LDK kishte planifikuar që zgjedhjet t’i mbajë gjatë vjeshtës, në mënyrë që brenda afateve ligjore të përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor, mirëpo për shkak të ngërçit politik kjo parti ka marrë vendim që t’i shtyjë zgjedhjet e brendshme.

Nëse do të kemi zgjedhje të reja shumë shpejt, atëherë LDK-së nuk do t’i mbetet tjetër gjë pos që të improvizoj një Kuvend Zgjedhor formal, ashtu sic e kishte praktikuar PDK-ja para zgjedhjeve të vitit 2010.

PDK më 2010 ishte detyruar që të mbajë një ekspes Kuvend, vetëm e vetëm që t’i plotësoj kushtet formale, në mënyrë që kjo parti të marrë pjesë në zgjedhje.

Analistët politik kishin vlerësuar se një nga arsyet pse Isa Mustafa pranoi marrëveshjen me AAK-në e Nismën, duke hequr dorë edhe nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që ta “rimarrë” veten dhe kësisoj të shpëtoj nga largimi si udhëheqës i partisë.

Isa Mustafa u zgjodh në krye të LDK-së më 7 nëntor të vitit 2010. Atë kohë Mustafa ishte kryetar i Prishtinës dhe këshilltar i presidentit Fatmir Sejdiu. Ardhjes së tij në krye të LDK-së, i ndihmoi shumë edhe fitorja bindëse që e kishte pasur në zgjedhjet lokale të vitit 2009, ku fitoi bindshëm, madje pa balotazh, falë gjuhës së ashpër që e pati ndaj PDK-së e SHIK-ut.
Gazeta Blic

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e...

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Lajmet e Fundit