17.6 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Prizren: Banorët e lagjes ‘Tusus’ ankohen për mungesë investimesh

Prizreni5-24Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit thonë se janë lënë në harresë nga ana e qeverisë lokale.

Mungesa e ujit dhe rrjetit të kanalizimit, furnizimi i dobët me energji elektrike, mungesa e objekteve shkollore për ciklin e ulët, mungesa e transportit urban janë disa prej shqetësimeve që i paraqesin banorët haptas, e për të cilat kërkojnë zgjidhjen nga ana e komunës së Prizrenit. Zyrtarët komunalë thonë se janë bërë investime dhe premtojnë se ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, transmeton televizioni publik.

Salajdin Selmanaj është njëri nga banorët e shumtë të lagjes “Tusus” të qytetit, i cili po përballet me probleme të shumta jetike. Ai thotë se jeta i është rënduar tej mase në mungesë të kushteve elementare të jetesës. Selmanaj thotë se investimet po bëhen aty vetëm në kohë fushatash sa për të thënë dhe më pas kjo lagje e mbipopulluar po lihet në harresë. Ai pohon se infrastruktura rrugore aspak e mirë dhe mungesa e ndriçimit publik janë bërë shqetësuese për banorët e lagjes.

“Prej këtyre kërkesave asnjë nuk është realizuar. Ishalla ndonjëra realizohet. Në lagjen tonë banorët me ditë të tëra mbesin në terr, si pasojë e defekteve të energjisë elektrike. Po punohet por ka defekte sa të duash. Një objekt i gjendjes civile është rregullua por që disa vite nuk po funksionon”, thotë ai.

Edhe banori tjetër i kësaj lagjeje Mehmet Shala flet për të njëjtat shqetësime, porse kërkon nga organet kompetente që t’i kenë parasysh kërkesat e tyre të cilët thotë se janë të kahershme.

“Kur duhet të realizohen kërkesat tona. Projekti për rrugën është bërë, është ndërpre puna që disa muaj, por pse kanë ngec punët, ku është problemi”, pyet ky qytetar.

Por, zyrtarët komunalë të Prizrenit nuk pajtohen me këtë fakt. Ata thonë se në këtë lagje ka pas investime të bollshme. Drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani tha se komuna ka realizuar projekte në të kaluarën, duke premtuar investime të reja me qëllim të përmirësimit të jetës së banorëve të kësaj lagje.

“Komuna e Prizrenit në shtatë vite qeverisjes ka bërë shumë. Sidomos duhet përmendur ujin e pijes. Lagjet i kanë specifikat e veta sikurse edhe fshatrat, mirëpo në Tusus janë bërë investime nga ana e komunës. Çdo gjë që është rregulluar është rregulluar si duhet. Nëse flasim për rrugën Xhevat Berisha ajo është e kompletuar, e cila mundëson lidhjen e lagjeve tjera të qytetit”, thotë Hasani.

E shoqëria civile në Prizren, “Ec ma ndryshe” tashmë ka filluar ciklin e debateve me qytetarë të lagjeve të ndryshme përfshirë edhe ata të “Tususi-t” përmes së cilave identifikon problemet dhe më pas u adresohen dikastereve të ndryshëm të komunës me qëllim të përkthimit të kërkesave të tyre në plane konkrete.

Më Shumë

Zjarr në tarracën e Administratës Komunale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një tavolinë rreth orës 21:00 në tarracën e objektit të Administratës Komunale në lagjen “Soziu” në Prizren. Banorët e...

Në Prizren u mbajt aktivitet përkujtimor me moton `Mos e harro Srebrenicën`

Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, në Prizren u mbajt një aktivitet përkujtimor nën moton “Mos e harro Srebrenicën” Pjesëmarrësit marshuan në paqe...

Lajmet e Fundit