Shtyllat elektrike rrezikojnë banorët e fshatit Arbanas

shtylla arbanasBanorët e fshatit Arbanas (ish-Sërbicë e Poshtme) të Prizrenit kërkojnë ndërhyrjen e KEDS për zëvendësimin e shtyllave elektrike për shkak të dëmtimeve të tyre, e që paraqesin rrezik të vazhdueshëm për të gjithë banorët, në veçanti për fëmijët dhe nxënësit e fshatit.

Në një letër drejtuar KEDS-it në Prizren, kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, si dhe Policisë Regjionale të Prizrenit, ata ka njoftuar për gjendjen “alarmante” të shtyllave të rrjetit të energjisë elektrike.

“Si kryesi e fshatit i kemi njoftuar disa herë organet kompetente, por fatkeqësisht nuk kemi marrë asnjë përgjigje konkrete, kurse në anën tjetër, dita-ditës, disa nga shtyllat e rrjetit elektrik sa vijnë e dëmtohen edhe më shumë, dhe rreziku se do të rrëzohen një ditë, sa vjen dhe bëhet edhe më i madh”, shkruan në letrën e kryesisë së fshatit, të nënshkruar nga Alush Gashi.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit