21.1 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Mësimdhënësit e Rahovecit shprehin pakënaqësi për konkursin

Rahovec-shkollaMësimdhënësit e Rahovecit, kanë shprehur përsëri pakënaqësinë e tyre me konkursin e rishpallur nga Drejtoria e Arsimit të kësaj komune.

Sipas tyre, edhe konkursi i ri-shpallur ka shkelje ligjore. Drejtoria e arsimit, thotë se konkursi është rishpallur ashtu siç ka kërkuar inspektorati i arsimit, ndërkohë Sindikata e Arsimit ka të drejtë të mbrojë vetëm mësimdhënësit që janë anëtarë të Sindikatës.

Mësimdhënësit e Komunës së Rahovecit: Esheref Haxhiu, Afrim Oruqi, Vjosa Sylka, Rasim Dula, Shkëndije Popaj, Liridon Gashi, Beslim Makshana dhe Blerina Krasniqi, janë të pakënaqur me ri-shpalljen e konkursit nga Drejtoria e Arsimit, për arsye që siç thonë, ka shkelje ligjore. Mësimdhënësi Eshref Haxhiu, tha për Radio Kosovën, se rishpallja e konkursit është në kundërshtim me disa nene të udhëzimit administrativ.  Sipas tij, kjo është bërë për arsye se duan të punësojnë njerëz familjarë dhe partiak.

“Neni 3, ku thotë se profesorëve për mbi tre vjet përvojë pune nuk duhet tu shpallet konkursi dhe shumë pika të tjera të udhëzimit administrativ. Arsyeja e parë është për të larguar disa njerëz, sipas tyre të papërshtatshëm dhe arsyeja e dytë është për të sjellë njerëzit e vet. Gjasa është që ne për 90 për qind do të diskriminohemi prapë. Vetëm po aplikojmë, që nesër mos të na thonë që s’keni aplikuar,” tha Haxhiu.

Ai bëri të ditur se u kanë dërguar letër 10 institucioneve, prej të cilave kanë kërkuar të konfirmojnë nëse rishpallja është në përputhje me ligjin. Por, deri tani kanë marrë përgjigje vetëm nga inspektorati i punës, që ka konstatuar disa shkelje të ligjit të punës. Ndërkohë, Azem Guri, këshilltar i ministrit në detyrë të arsimit, Ramë Buja, tha se për këtë rast ka marrë një shkresë nga sindikata e arsimit, por vetëm për dy mësimdhënës.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën, se kanë pranuar ankesën e mësimdhënësve, por në këtë rast Sindikata është e obliguar me ligj të mbrojë vetëm mësimdhënësit që janë anëtarë të Sindikatës.

“I kemi konsultuar shënimet tona, kemi intervenuar në MASHT vetëm për dy mësimdhënës që janë anëtarë të SBASH-ut. Jo që nuk duam për ata tjerët, por nuk kemi të drejtë,” shprehet Jasharaj.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Rahovecit, Behar Rama, tha për Radion, se konkursi është rishpallur ashtu siç është kërkuar nga inspektorati i arsimit.

“Inspektorati i arsimit ka sjellë vendimin që të rishpallet konkursi, për atë ku ka pasur disa gabime procedurale dhe ne i kemi dëgjuar rekomandimet dhe kemi rishpallur konkursin.”

Megjithatë, mësimdhënësit kanë paralajmëruar institucionet përkatëse, se nëse nuk e zgjedhin problemin e tyre, ata do të dorëzojnë dokumentacionin e të gjitha shkeljeve në EULEX, ambasadat e huaja, si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Më Shumë

Nait Hasani s’i beson fjalëve të Vjosa Osmanit për “parandalimin e konfliktit” nga Trump: Nashta hipotezë e saj

Nait Hasani i PDK-së nuk i besoi fjalëve të Vjosa Osmanit, Presidentes së Kosovës, se mund të ketë pasur një konflikt javëve të fundit...

Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore e mitura nga Rahoveci

Pas disa ditësh kërkimi, vajza e mitur L.H., rreth 13-vjeçare nga Rahoveci, e raportuar si person i zhdukur më 14 korrik 2025, është gjetur...

Lajmet e Fundit