11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Sulejman Dida ringjall makthin e luftës në Kosovë

refugjatet 1998Një kronologji për dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe në luftën e vitit 1999, është përmbledhur në libër. Gazetari Sulejman Dida i ka përmbledhur kujtimet e tij të kohës kur nga qyteti i tij, Kukësi, po përcillte atë që po ndodhte në Kosovë.

Por ai nuk ka dashur që t’i ruajë vetëm në kujtesë ato ngjarje tragjike, për të cilat kishte mbajtur shënime për çdo ditë, për aq sa ka zgjatur lufta. Mes shënimeve kronologjike, ka edhe letra të cilat kishin mbërritur në adresë të “Radio Kukësit”, ku ai punonte asokohe. E një prej tyre shpalos rrëfimin e një nëne nga Skenderaj, që kishte humbur në luftë vajzën e saj 4-vjeçare.

Të gjitha këto, Dida ka vendosur t’i ndajë edhe me të tjerët.
Të gjitha kujtimet e tij për luftën e Kosovës, Dida i ka sjellë në librin me titull “Dëbimi, i shqiptarëve prej Kosovës në vitin 1999”.

Ky libër me përjetime, dëshmi e refleksione, sipas medieve shqiptare është promovuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Bashkë me këtë libër, autori prezantoi dhe romanin “Dymbëdhjetë ditë në Tiba”.

Këta libra nuk janë të parët në karrierën e Didës. Ai ka nisur të botojë poezi që në vitin 1999. Në vitin 2003 ka botuar librin “Foto, ese mbi etnografinë”. Ai është autor i dy ekspozitave fotografike të hapura në qytetin e Kukësit. Kryeredaktor i Radio Kukësit dhe korrespodent i gazetës “Shqip”, Dida është zëri që vjen nga ky qytet me tradita për vendin.

Më Shumë

Rexhepi pavarësisht dekretit: Vazhdoj të jem nënkryetare Kuvendi

Sipas dekretit të presidentes, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet, mirëpo Emilija Rexhepi ka thënë për Klanin se ajo vazhdon të jetë nënkryetare e Kuvendit...

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit