Daçiqi shkon për t’i thënë lamtumirë Ashtonit, po Thaçi?

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselPërfaqësuesja e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton do të takohet në Bruksel me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, siç ka thënë ajo për lamtumirën e saj. Ajo do të lë postin më 3 nëntor, dhe nuk dihet nëse deri atëherë do të ketë një takim lamtumirës edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton lajmi.net.

Ashton u tha gazetarëve se Daçiq shkon atje për t’i thënë lamtumirë, pasi ajo më 3 nëntor lë postin e shefes së Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, të cilin e trashëgon shefja aktuale e diplomacisë italiane Federico Mogerini.

Ashton tha se është e sigurt se Federico Mogerini do të vazhdojë të punojë me Beogradin dhe Prishtinën.

Një nga sukseset më të mëdha të karrierës së Ashton në krye të politikës së jashtme të BE-së, kanë qenë negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilat janë kurorëzuar me marrëveshjen e 19 prillit të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Ashton bashkë me Thaçin e Daçiqin pikërisht për këtë marrëveshje u dominuan për çmimin Nobel për Paqe.

Ndërsa, ministri serb Daçiq tha se po shkon te Ashton për të diskutuar për konferencën e 23 tetorit në Beograd ku është planifikuar të takohen ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë nga Komisioni Evropian.

Daçiq tha se çështja qendrore e vizitës së tij nesër do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit të mirë me BE.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit