Presidentja pa përgjigje rreth pikës 127!

Jahjaga14-23Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahajga, Arbër Vllahiu, ka theksuar se shefja e shtetit është duke e shqyrtuar kërkesën e dorëzuar nga deputetët e pakicave, për interpretim të pikës 127, të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se e para e shtetit ende nuk ka përgjigje rreth veprimeve të cilat do t’i ndërmarrë.

“E kam thënë dje, po e përsërisë edhe sot, se kërkesa është duke u analizuar dhe duke u vlerësuar, dhe shumë shpejt do të jepet një përgjigje”, ka theksuar Vllahiu.

Ndryshe, dje të (hënën) grupet parlamentare nga radhët e minoriteteve, kërkojnë nga Presidentja Atifete Jahjaga që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime rreth nenin 127 të aktgjykimit të shpallur rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Në atë nen, Kushtetuesja kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Ky përkufizim, është kuptuar edhe nga partitë e mbledhur në koalicionin pas zgjedhor, në përbërje, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, si mundësi për të propozuar kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, krahas PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve.

Ndërsa, njohës të Kushtetutës kanë theksuar se është e drejtë ekskluzive e Presidencës që ta dërgoj në Kushtetuese, kërkesën e deputetëve të pakicave për interpretim të pikës 127 të aktvendimit të kësaj gjykate, se kujt i takon e drejta për ta propozuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit