Bunkerët, në sytë e fotografit Robert Hakman

BunkerNë kryeqytetin e Shqipërisë hapet sot ekspozita “Bunker Albania” që sjell pamje të bunkerëve të mbetur në Shqipëri nga periudha e diktaturës
Robert Hakman do të paraqitet në Tiranë me ekspozitën e tij fotografike që trajton fenomenin e bunkerëve të vendosur në kohën e diktaturës komuniste gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Ai ka vendosur që këtë ekspozitë ta titullojë “Bunker Albania” ku sjell një pamje të bunkerëve të mbetur në Shqipëri, ambientet e jashtme dhe të brendshme të tyre, transformimet në vende kulinarie, apo vende banimi, shkatërrimet në vite dhe marrëdhënia e njërëzve me bunkerët.

Ekspozita hapet prej sot në Muzeun Historik Kombëtar ndërsa është mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se askush nuk e di saktësisht se sa bunkerë u ndërtuan nga regjimi komunist në Shqipëri. Sipas njoftimit është e pamundur të numërohen edhe sot, sepse shumë prej bunkerëve janë shkatërruar, të tjerë janë ricikluar apo ripërdorur. Numrat që përmenden shpesh janë 500,000 e madje deri në 700,000. /KultPlus.com

Previous article
Next article

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit