Mushkolaj: Albini u kthye në rrënjet e tij

Imer MushkolajAlbin Kurti ka duruar shumë gjatë t’ia thotë koalicionit pas zgjedhor, LAN se janë hajna, prejse nënshkroi marrëveshje të parimeve me të, thotë për Indeksonline, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

“Unë besoj se Albini është kthyer në identitetin e tij në kuptimin e diskursit publik që e ka përdorur gjithëmonë. Besoj që është duruar gjatë prejse e ka nënshkruar marrëveshjen e parimeve me LAN-in, pa iu thonë ato fjalë”, vlerëson Mushkolaj.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë takimit me një nga degët e partisë në Prishtinë tha se: “Njerëzit po më thonë: Edhe këta kanë vjedhur bre. Unë ju them: fillimisht të hetohen baronët e krimit, nëse qëllon edhe i LAN-it po u mëshojmë edhe atyre. E dimë se ka hajna edhe në LAN, por janë hajna të ligës së dytë, ndërsa këta të PDK-së, janë hajna të superligës”.

Imer Mushkolaj i ka thënë Indeksonline se prapa kësaj deklarate mund të fshihet edhe strategjia e nisjes së një fushate të parakohshme, pasi tash zgjedhjet çdo herë e më shumë po shihen si opsion i daljes nga kriza aktuale politike.

“Kjo është si një lloj pendimi apo edhe arsyetimi para anëtarësisë për nënshkrimin e marrëveshjes së parimeve me LAN-in”, thotë Mushkolaj.

Publicisti kosovar vlerëson se gjuha e tillë e sidomos ajo e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit kur reagoi duke thënë se Kurti është “hajn i pulave”, janë gjuhë rruge që “nuk duhet të bëhet pjesë e komunikimit politik në Kosovë”./Indeksonline/

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit