3.8 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Nga 31 tetori Kosova bëhet me mamograf mobil

Mamograf mobilKosova tash e tutje do të ketë një Mamograf Mobil për kancerin e gjirit i cili do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë me 31 tetor në ditën e Marshit kundër kancerit të gjirit. Ky mamograf me 31 tetor do jetë i mbështjellë me dizajn që tregon se çka është.

Teuta Sahatqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar se është kryer edhe mbështjellja e tij me dizajnin që është donacion nga ofertuesi, nën kujdesin e KCSF-së, ndërsa dizajni, thotë se është donacion nga OSBE.

Kështu me 31 tetor në ora 11:00 në Sheshin Ibrahim Rugova para Kuvendit të Kosovës Grupi i Grave Deputete, si inicuese të këtij projekti do të bëjnë dorëzimin solemn të Mamografit Mobil, Ministrisë së Shëndetësisë.

Si i lëvizshëm që është, ideja e projektit ka qenë që të dërgohet nëpër secilën Komunë, veçanërisht në zonat e thella rurale, atje ku gratë e kanë të vështirë teknikisht e edhe financiarisht të bëjnë kontrollin.

Ndryshe, kjo aparaturë e cila është blerë nëpërmes donacioneve të ndryshme, do menaxhohet ma MSH-ja por Grupi i Grave deputete do ta monitorojë punën e tij.Vlera e këtij mjeti, thuhet se kap shifrën prej 265 mijë eurosh.

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim rrënjësor, falë investimeve...

Lajmet e Fundit