Mustafa: PDK-së dhe Presidentes u janë djegur kartat

isa mustafa 3Lideri i LDK-së Isa Mustafa, nuk e ka pritur mirë vendimin e Presidentes Jahjaga për të refuzuar kërkesën e LAN që ajo t’i kërkojë sqarim Kushtetueses për nenin 127.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, indirekt dhe pa përmendur emra konkret ka thënë se PDK-së dhe Presdiendentes Jahjaga u janë djegur kartat, të cilët sipas tij po mundohen që vendimin e Gjykatës Kushtetuese ta përdorin për të detyruar një marrëveshje politike për të ruajtur interesat e partisë në pushtet.

“Karta e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit është vota, me të cilën disponojnë. Kartat iu kanë djegur atyre që nuk kanë vota dhe atyre që nuk tregojnë vullnet ta sqarojnë mundësinë që deputetët me e gjete mënyrën për të konstituar Kuvendin e Kosovës dhe të cilët Vendimit të Gjykatës Kushtetuese i japin karakter të një letre për marrëveshje politike ndërmjet liderëve, duke pretenduar të ruajnë interesat e partisë në pushtet”, ka shkruar Mustafa.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit