8.3 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Haradinaj i zhgënjyer nga refuzimi i Presidentes

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur sot se Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nuk po tregon vullnet për ta luajtur rolin e saj në zhbllokimin e situatës politike.

Komentet e haradinajt, i nominuar për postin e kryeministrit nga blloku paszgjedhor LDK- AAK- NISMA, erdhën tri ditë pasi Presidentja refuzoi kërkesën e këtij blloku që ta referojë në Gjykatën Kushtetuese pikën 127 të aktgjykimit të kësaj gjykate që ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit.

“Përveç Hashim Thaçit dhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Presidentja po shihet se nuk ka vullnet ta luajë rolin e saj si arbitër për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Haradinaj pas takimit të sotëm të liderëve të bllokut.

Ai tha se tani tri partitë që e përbëjnë këtë koalicion, do t’i drejtohen sërish kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, që ta thërrasë vazhdimin e kësaj seance, të ndërprerë tri herë deri më tani.

“Hashim Thaçi dhe Flora Brovina përveç se po e mbajnë peng shtetin, po e mbajnë peng edhe krijimin e institucioneve, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh se nesër, partnerët e koalicionit do ta mbajnë prapë një takim për të parë nëse do t’i drejtohen Kushtetueses për të kërkuar sqarim në pikën kontestuese.

Haradinaj la të kuptohet se ndërkombëtarët nuk e kanë ndërmend të ndërhyjnë.

“Para shpalljes së pavarësisë, zakonisht kanë ndërhyrë ndërkombëtarët, ose ndonjë nga ambasadat mike të Kosovës, por pas shpalljes së pavarësisë ata nuk po ndërhyjnë dhe do të duhej që Gjykata Kushtetuese ta zgjidhë këtë problem”, u shpreh ai.

I pyetur se do t’i përgjigjet ftesës për një takim të përbashkët me liderët e partive politike, siç e ka paralajmëruar Presidentja Jahjaga të premten, Haradinaj tha se “deri më tani janë mbajtur disa takime me Presidenten, por ato nuk kanë treguar sukses” në tejkalimin e bllokadës.

Më Shumë

Hapet aplikimi për biletat Shqipëri – Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit të enjten ka hapur aplikimin për biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të zhvillohet në Arenën Kombëtare...

Nuk e di çfarë t’i them dhembjes

Enver Sulaj Martirëve të Korishës, në përvjetorin e rënies Kush e ndali diellin mbi këto kodrina Kush i zuri pritë rrugëtimit drejt shpresës? Në sytë e flakës ra...

Lajmet e Fundit