22.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Imamëve u ndërprehet paraburgimi

Imamëve u ndërprehet paraburgimiGjykatës së Apeli ka konfirmuar se dje ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të 7 personave të dyshuar për vepra penale kundër rëndit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovë.

Gjykata vendosi që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të ndryshohet, ashtu që të pandehurve B. R, M.M, F.R ,L.R ,S.S, dhe T. At’iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe e njëjta t’iu zëvendësohet më atë të arrestit shtëpiak, me kohëzgjatje deri me 17.12.2014.

“Kjo gjykatë pas shqyrtimit të provave, vlerësoi se edhe për këta të pandehur nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit dhe se sigurimi i tyre në procedurë do të mund të bëhej edhe me caktimin e ndonjë mase më të butë. Gjatë qëndrimit në arrest shtëpiak personat në fjalë nuk kanë drejt të largohen nga shtëpitë e tyre përveç kur kjo është e domosdoshme për plotësimin e nevojave jetësore, ose të kryejnë ndonjë punë, dhe atëme lejen e gjyqtarit të procedurës paraprake. Atyre iu ndalohet po ashtu tëkomunikojnë ndërmjet veti dhe të kenë komunikime telefonike apo përmes rrjeteve elektronike. Në rast se pa lejen e gjykatës, ndërmarrin ndonjë veprim që bie ndesh më këtë aktvendim, atëherë gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit menjëherë”, thuhet në një komunikatë për media të Gjykatës së Apelit.

Më Shumë

Ndërprerje të rrymës sot në rajonin e Prizrenit për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë...

“Ndiej krenari dhe kënaqësi”, Muriqi flet pas rinovimit të kontratës me Mallorcan

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka thënë se ndihet i lumtur dhe krenar që e ka rinovuar kontratën e tij edhe për disa vite me...

Lajmet e Fundit