Vjen nga Austria, ia konfiskojnë patentën në Rahovec

Rahoveci14-29Bekim Amza nga Hoça e Vogël, Komuna e Rahovecit, me vendbanim në Austri kishte ardhur në Kosovë për pushime me veturën e babait të tij dhe për këtë ai kishte një autorizim të noterizuar në Austri.

Ai kishte kaluar nëpër disa kufij për të ardhur në Kosovë, por ditën që ishte nisur për Austri ishte ndaluar nga policia në Rahovec, të cilët ia konfiskuan patentë-shoferin austriak dhe ia dërgojnë lëndën në gjykatë, me arsyetimin se nuk ka të drejtë të vozisë automjetin pa qenë prezent edhe pronari i automjetit dhe se autorizimi që posedonte nuk është i vlefshëm në Kosovë, raporton kallxo.com.

Të mërkurën, Bekim Amza u dënua me 200 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Rahovec për kundërvajtje, sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor të Kosovës.

Amza shprehet i habitur me veprimin e gjykatës. Ai thotë se në këtë rast më e logjikshme do të ishte sikur mos ta lejonin fare të hyjë në Kosovë.

Ligji për Sigurinë në Komunikacion Rrugor, neni 306 në paragrafin 5 thotë se mjetet e regjistruan në vendin e huaj nuk mund të drejtohen nga personat tjerë, pa prezencën e pronarit.

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit