12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Rektori Vataj: Do ta fuqizojë rolin e Senatit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

takimi senatRektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, ka mbajtur një takim informues me anëtarët e Senatit të këtij universiteti.

Ai zotua se do të fuqizojë rolin e Senatit në Universitet, sidomos rreth zhvillimit dhe zgjerimit me programe të reja në lëmit e caktuara, ku do të ketë rolë vendimtar ky organ vendimmarrës i universitetit.

Vataj tha se do të angazhohet që të zhvillojë programe që janë atraktive dhe që i përshtatet kërkesave dhe specifikave në rajonin e Prizrenit, të cilën e ka paraparë në vizionin e tij për zhvillimin e UPZ-së.

Ai gjithashtu theksoi se i mirëpret iniciativat nga anëtarët e Senatit dhe nga njësitë akademike të universitetit dhe se do t’i mbështesë. Në këtë kuadër ai potencoi se para çdo vendimi do t’i konsultojë ata dhe pas konsumimit të debatit do të vendos për çdo çështje që është në interes të universitetit.

Ndërkaq, anëtarët e Senatit e uruan rektorin Vataj për marrjen në drejtim të Universitetit dhe e siguruan se do të ketë mbështetjen e tyre të pa rezervë me qëllim që universiteti të qohet përpara dhe të zhvillohet në çdo aspekt.

Ishte kërkesë nga shumica e tyre që projektet që kanë filluar ose që janë në shqyrtim e sipër të përkrahen nga ana e menaxhmentit të ri, për të cilën gjë rektori Vataj i siguroi se do ta kenë mbështetjen nëse gjithçka është komfor legjislacionit përkatës dhe Statutit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit