10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Erik Lloshi pretendon fitoren në “Kënga Magjike 2014”

Erik LloshiMe muzikë ka filluar të merret qe një kohë të gjatë. Ai ishte pjesëmarrës në shumë festivale ku arriti të rrëmbejë edhe shumë çmime. Ky është këngëtari i njohur nga Shqipëria, Erik Lloshi, i cili këtë vit është pjesëmarrës i ‘Këngës Magjike 2014’

Erik Lloshi është njëri ndër zërat më të fuqishëm të skenës muzikore. Karrierën e filloi me grupin e tij Eric & Band. Më pas nxori edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Mariza Ikonomi, me këngën “E di”. Ai mori pjesë disa herë edhe në TopFest. Ku u prezantua me këngët “Ajo është ajo” dhe “Ti më ke”. Dhe së fundmi Erik është edhe pjesëmarrës i “Kënga Magjike 2014”. Ai do të prezantohet me këngën “Diku të kam parë”, në një intervistë për Tribuna, Eriku ka folur për pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”.

Tribuna: Jeni pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike’ kush janë bashkëpunëtorët e këngës?

Erik Lloshi: Në ‘Kënga Magjike’ këtë vit, vi me këngën me titull “Diku të kam parë” që është një tekst i shkruar nga Endrit Mumajesi dhe një kompozim i Kledi Bahitit të cilët i falënderojë shumë.

Tribuna: Cilat janë pritjet tuaja për këngën “Diku të kam parë”, a besoni në fitore?

Erik Lloshi: Pres që kënga të dëgjohet dhe të pëlqehet dhe të marrë më të mirën nga ky festival prestigjioz, drejtuar nga mjeshtri i madh Ardit Gjebrea, dhe pse jo të jem edhe fitues i këtij festivali, fundja të gjithë kolegët që marrin pjesë këtë gjë e mendojnë nga më i riu e deri te më i vjetri.

Tribuna: Deri më tani a jeni të kënaqur me pritjet që po i bëhen këngës?

Erik Lloshi: Deri në këto momente jam shumë i kënaqur me pritjen e këngës. Në bazë të klikimeve në YouTube dhe nga shpërndarjet pa fund të këngës, besoj se po shkon drejtë një suksesi të merituar.

Trbibuna: A pritet ndonjë bashkëpunim me ndonjë nga këngëtarët e estradës?

Erik Lloshi: Bashkëpunime besoj dhe shpresoj se do të ketë, por mua këto gjëra më pëlqejnë më shumë t’i lë në rolin e surprizave, sepse po u zbulua nuk ka me vlerë.

Tribuna: Ku do t’iu gjejnë fansat gjatë festave të fundvitit?

Erik Lloshi: Përgjithësisht gjatë festave të fundvitit më pëlqen të kalojë kohën afër familjes sime, edhe pse atë natë përsëri jam i detyruar të punoj, por këtu në Tiranë normalisht e thonë një fjalë shumë të bukur disa njerëz. Që kur ne festojmë ju punoni, kur të tjerët punojnë ne festojmë.

Tribuna: A ka diçka nga jeta private që do e ndanit me fansat tuaj?

Erik Lloshi: Jeta ime private është shumë e qetë dhe nuk ka asgjë interesante.

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Lajmet e Fundit