2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Muja premton uljen e kostos së udhëtimit për studentët e UPZ-së

UPZ 45Komuna e Prizrenit do të shqyrtojë kërkesën e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti”, Ramë Vatajt, për uljen e kostos së udhëtimeve në transportin urban dhe ndërurban për studentë.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me menaxhmentin e këtij Universiteti
“Ky universitet është themeluar me sakrifica të mëdha, prandaj edhe jam i gatshëm të bashkëpunojë ”, tha Muja.
Edhe zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka thënë se do ta analizojnë kërkesën të marrë gojarisht nga Vataj.

“Ekonomia është e tregut të lirë. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me ta dhe t`ua prezantojmë kërkesën, për të cilën besojmë se do të gjejmë mirëkuptim”, tha Berisha, transmeton RTK.
Rektori i ri i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i ka kërkuar komunës së Prizrenit që të ndikojë në uljen e kostos së udhëtimeve në transportin urban dhe ndërurban për studentë.

Rektori i ri i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me të marrë detyrën i ka kërkuar komunës së Prizrenit që të ndikojë në uljen e kostos së udhëtimeve në transportin urban dhe ndërurban për studentë me qëllim të zbutjes së gjendjes ekonomike të tyre. Zëdhënësi i komunës, Ymer Berisha tha se kërkesa do të shqyrtohet në të ardhmen e afërt. E një kërkesë e tillë e rektorit është pritur mirë edhe nga ana e Senatit.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me komunën e Prizrenit, sepse ky institucion ka nevojë për zgjerimin e hapësirave të Kampusit, ndërsa si vizion të tij për zhvillimin e Universitetit ai përmendi edhe lehtësimin e jetës së studentëve, përmes uljes së pagesave duke potencuar transportin.

“ Kam kërkuar nga kryetari i komunës që studentët të kenë lehtësime. Në këtë kontest kam kërkua uljen e pagesës në trafikun urban dhe ndër-urban, sepse shumica e studentëve jetojnë në asistencë sociale. Kjo ndihmë e lehtësimit të tyre në qarkullim apo në zhvillim të jetës kulturore është domethënëse. Besojmë se me anë të marrëveshjeve konkrete komunë – universitet do i`a arrijë këtij synimi”, tha Vataj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Drini i Bardhë përballet sot me Flamurtarin në Prishtinë

Drini i Bardhë zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën e Dytë të Kosovës, ku përballet në transfertë me Flamurtari. Takimi do të luhet në...

Lajmet e Fundit