Një vit më parë ndërroi jetë Adnan Abrashi, rrebeli i pa përmirësuseshm në rrugën e dritës. Një vit më pas në Televizionin ‘Opinion’ ku ai punoi për më shumë se 12 vjet e kemi më të çartë se një vit më parë se Adnan Abrashi vetëm fizikisht nuk është në mesin tonë. Ai me veprën e tij mbetet rrebeli i përmirësueshëm në rrugën e dritës.
Ndërsa ne të gjithë të gjallët atë ditë kur nuk do të ndalemi në rrugën e dritës atë ditë nuk do të ekzistojmë, e sa të ekzistojmë do ta mbajmë të gjallë jetën dhe veprën e Adnanit, moton e tij jetësore të përmirësueshëm në rrugën e dritës.
Vepra e tij jetësore, puna e tij në shumë segmente të jetës dhe veçanësrisht ajo në Televizionin ‘Opinion’ në ne dhe me ne janë përditë dhe në çdo hap. Na mungon, na mungojnë këshillat e tij, na mungon kurajo që ai e kishte edhe në momente të vështira, në momente që ne të tjerët I vlerësonim pa dalje. Ai e kishte zgjidhjen. Ishte ëndërrimtar I madh, optimist i papëmirrësueshëm, kritikues I ashpër, që tingëllonte si mohues, por ai ishte realist, mbi te gjitha realist. E pikturonte shumë kuptueshëm realitetin, pikturë e cila shpesh iu shkaktonte dhembje atyre që nuk e kuptonin, por ai nuk e çante kokën çka mendonin të tjerët.
Ishte zë I veçantë në publicistikën prizrenase. Jo vetëm i veçantë. Ishte zë I vetëm, jo vetëm në trajtimin e problemeve, por edhe në emërtimin me emrin e vërtet të fenomeneve dhe dukurive devijante. Adnan Abrashi nga viti 2002 deri në ditët e fundit të jetës ka punuar në televizionin Opinion, si organizator i punës.
Adnan Abrashi përveç punës në televizion me shkrimet e tij publicistike është paraqitur në shumë gazeta e revista shqiptare, duke lënë gjurmë të pashlyera në publicistikën tonë. Televizioni Opinion në nderim të jetës dhe punës së Adnan Abrashit, të premten duke filluar në orën 21 do ta mbaj një emision në të cilin do të marrin pjesë, kolegë, familjarë dhe miq të Adnanit dhe të cilët do të flasin për jetën e tij./TV OPINON/