13.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Zyrtare, flet Fatmir Limaj: Blloku heq dorë nga pozita e Kryeparlamentarit

Fatmir Limaj konfrencBlloku, LDK-VV-AAK-Nisma ka hequr dorë përfundimisht nga pozita e Kryeparlamentarit.
Blloku e voton kandidatin e PDK’së për Kryeparlamentar. Kjo është porosia e Fatmir Limajt për PDK’në, për Flora Borvinën dhe për Presidenten Atifete Jahjaga.

Ai në emër të partive të Bllokut, ka treguar se përfundimisht kanë hequr dorë nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.

“Koalicioni është i gatshëm që Kryetarin e Parlamentit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese ta votojë propozimin e subjektit që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe me propozim zgjidhjen që ia kemi ofruar Presidentes, e cila hap rrugë dhe garanton që shumica të qeverisë me vendin sipas Kushtetutës”, ka thënë Limaj, pas takimit të Bllokut.

Ai nuk ka treguar se çka do të ndodhëme pozitën e Kryeministrit dhe as kush do të nominohet për këtë pozitë.

Limaj ka thënë se është çështje e koalicionit sa i përket pozitës së Kryeministrit derisa ka thënë se ky Bllok është i fortë dhe i qëndrueshëm.

Me këtë rast, Limaj i ka bërë thirrje Flora Brovinës të thërret sa më shpejt seancën konstituive dhe të nisin procedurat për formimin e institucioneve të reja.

Limaj ka thënë se presin që në këtë situatë të reflektojë PDK’ja dhe të mos mbetet më pengesë për formimin e Qeverisë.

Ky zyrtar i Bllokut ka thënë se këtë zgjidhja ia kanë dërguar edhe Presidentes Jahjaga, nga e cila presin që të luajë rolin e saj kushtetues.

Më Shumë

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit