Akreditohet programi i matematikës në UP

FerdijeZhushi-Etem-drejtoresh KKCBordi i Agjencisë për Akreditim i Kosovës (AAK) ka akredituar dhjetë programe dhe ka refuzuar katër programe tjera në arsimin e lartë publik dhe në atë privat. Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka marrë vendimet për aplikimet për akreditim që janë dorëzuar me vonesë për t’iu nënshtruar procesit të vlerësimit të jashtëm.

Në listën e programeve të akredituara figuron edhe Departamenti i Matematikës në nivelin bachelor në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) dhe një program në master. Vendimet e akreditimit të programeve u janë dorëzuar të premten institucioneve të arsimit të lartë.

Pas dorëzimit të vendimeve pritet që Universiteti i Prishtinës të shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në programet e akredituara.

Vendimin për akreditimin e programit të matematikës e ka konfirmuar për “Zërin” kryetarja e KKSH-së në këtë agjenci, Ferdije Zhushi – Etemi.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit