13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Brovina- Jacobsonit: S’ka seancë pa marrëveshje

FloraBrovina14-08Deputetja më e vjetër, njëherësh kryesuese e Kuvendit deri në zgjedhjen e Kryeparlamentarit, Flora Brovina, thotë së nuk po ndjehet mirë që nuk po mund ta thërret vazhdimin e seancës.

Brovina ka përsëritur se pa marrëveshje të liderëve të partive, duke përfshirë këtu edhe shefin e saj, Hashim Thaçin, nuk do të ketë seancë.

“Është tepruar që nuk po vazhdon seanca. Nuk ndihem mirë që s’po kam mundësi ta thërras. Po shihet atmosfera e liderëve që nuk po merren vesh mes vete, dhe pa një marrëveshje mes tyre nuk po ka zgjidhje”, ka thënë Brovina për Zërin.

Ndërsa, deklarata e ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobsson për thirrje sa më shpejt të vazhdimit të seancës konstituive, për Brovinën, është apel i pranueshëm.

Por, kryesuesja e Kuvendit shpreson që javën e ardhshme do të ketë lëvizje të mira.

“Besoj që javën e ardhshme do të qetësohet kjo atmosferë e këtyre debateve të stërzgjatura”, ka thënë Brovina.

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit