13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Nuk ka ndodhur kurrfarë përplasje mes Mustafës e Haradinajt

agim veliuAnëtari i Kryesisë së LDK-së Agim Veliu, i cili ishte në takimin mbrëmshëm mes liderëve të Bllokut në selinë e AAK-së ka zbardhur ekskluaivisiht për Bota press detaje të këtij takimi.

Aliu ka than se i gjithë takimi ka kaluar në një frymë të mirë, dhe pa përplasje mes liderëve politikë

I pyetur nga Bota press se a ka pasë përplasje në mes të Isa Mustafës e Ramush Haradinajt në momentin kur Isa Mustafa ka shprehur kërkesën e LDK-së për rishqyrtim të Marrëveshjes së 10 qershorit, Veliu u përgjigj: “Jo nuk ka pas kurrrfarë përplasje mes Mustafës e Haradinajt. Ne kemi biseduar për vazhdimin e funksionimit të Bllokut në ditën në vijim. Jemi në biseda do të vazhdojmë ti trajtojmë çështjet tona të brendshme dhe në momentin kur kemi diçka do të komunikojmë”, tha Veliu për Botapress.

Ai tha se ka pasur një mirëkuptim në takimin djeshëm nga z. Haradinaj për kërkesën e z. Mustafa për ndryshim të marrëveshjes së 10 qershorit.

“Z. Hardinaj ka pasur mirëkuptim për kërkesën e z.Mustafa dhe për rrethanat e reja të krijuara ditëve të fundit dhe ka mbetur që ne t’i vazhdojmë bisedat në të ardhmen ”, tha ai.
Veliu tha se gjithçka rreth marrëveshjes do të dihet në dy ditët në vazhdim.

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Lajmet e Fundit