4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Salihaj s’e voton koalicionin me PDK-në, të cilën e quan parti të krimit: Kjo punë s’ka marrë fund!

Adem Salihaj-ldkUnë nuk e votoj asnjë lloj koalicioni të LDK-së me PDK-në. Këtë e kam shprehur publikisht në paraqitjet e mia në media, por edhe këtë e kam thënë qartë edhe në Grupin Parlamentar të LDK-së, ka thënë deputeti Adem Salihaj.

Sipas Salihajt, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në mbledhjen e djeshme nuk ka votuar për koalicion me PDK-në.

“Asnjë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dje nuk ka qenë i njoftuar se është përgatitur për një lloj marrëveshje me PDK-në”, ka thënë Salihaj për Bota Press.

Ai kërcënon se kjo punë nuk ka marrë fund dhe se është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së që do të vendos për koalicionin me PDK-në. Salihaj beson se një koalicion i tillë nuk do të votohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

“Kam qenë gjithmonë kundër koalicionit me PDK-në, sepse është një parti e krimit, është parti që ka kryer krime dhe kryen ende në Kosovë dhe nuk bënë që të jemi bashkë me krimin”, ka thënë Salihaj. /BP/

Më Shumë

President nga populli, Abrashi: Janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë proces

Edhe anëtari tjetër nga LVV, Artan  Abrashi ka thënë se ndonëse si rast është i vjetër, ai i ka kaluar të gjitha procedurat e...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit