21 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Mjekësia dhe Edukimi, drejtimet më të pëlqyera nga veteranët

UP-rektoratiUniversiteti i Prishtinës, gjatë tre vjetëve të fundit, ka pranuar me automatizëm afro 2 mijë e 700 studentë, emrat e të cilëve janë sjellë përmes listave të hartuara nga shoqatat e kategorive të luftës, ku bëjnë pjesë familjet e dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve të luftës.

Krejt kjo, bazuar në një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar në mes të Rektoratit të UP-së dhe shoqatave të luftës, në vitin 2010.

Nga dokumentet zyrtare që ka siguruar “Koha Ditore” në lidhje me këto të dhëna, rezulton se që nga viti akademik 2011-2012 deri në vitin 2013-2014, në UP janë regjistruar 2.517 studentë të shoqatave të luftës. Kurse në këtë vit akademik, në të dyja afatet, janë pranuar edhe afro njëqind e pesëdhjetë studentë të tjerë, vetëm nga familjet e dëshmorëve.

Por, Rektorati ka refuzuar të pranojë edhe 1 mijë e 50 studentë të tjerë nga kategoritë e veteranëve dhe invalidëve, të cilët janë dërguar përmes listave të këtyre shoqatave.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në nivel vendi, me ç’rast janë përcjellë me debate dhe kundërthënie nëse memorandumi mes palëve duhet respektuar, nëse në UP duhet pranuar apo jo studentë me automatizëm, apo kandidatët e cilave kategori duhen përkrahur.

Edhe gjatë viteve të kaluara është diskutuar nëse UP-ja duhet të vazhdojë ta implementojë ose jo këtë Memorandum, megjithatë deri tani asnjëherë nuk është refuzuar pranimi i kandidatëve që janë dërguar përmes listave të shoqatave të luftës. Ndërsa janë ngritur edhe dyshime nëse në këto lista janë përfshirë vërtet kandidatët që vijnë nga familjet që u takojnë kategorive të dala nga lufta, apo ka pasur manipulime me to.

Kategoria e veteranëve, nga dokumentet zyrtare që posedon gazeta, rezulton të jetë ajo që ka orientuar më së shumti kandidatët e tyre në Fakultetin e Mjekësisë dhe në atë të Edukimit/koha ditore/

Më Shumë

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës,  bënë të ditur se hetuesit e saj pasi kanë pranuar informacione për një shkrepje me armë zjarri në Prizren, ku...

Drini i Bardhë, kampion pa humbje – ngre kupën mes festës bardh e blu

Drini i Bardhë e përmbylli sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme: si kampion absolut i Ligës së Tretë, pa asnjë humbje...

Trepça në finale

Lajmet e Fundit