19.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

PDK e vendosur: Mustafa nuk do të jetë kryeministër

HashimThaci-IsaMustafaPartia Demokratike e Kosovës nuk do të heq lehtë dorë nga posti i kryeministrit. Një zyrtar i lartë në PDK kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic se PDK është partia fituese e zgjedhjeve dhe nuk do të heq dorë lehtë nga posti i kryeministrit.

“PDK nuk do t’ia lëshoj Isa Mustafës postin e kryeministrit. Nuk jemi marrë vesh për postin e kryeministrit. Jemi marrë vesh për bashkëqeverisje dhe kaq. Ne jemi partia fituese e zgjedhjeve dhe neve na takon posti i kryeministrit”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së sotme ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Ann Jackobson ka qartësuar se ajo nuk garanton kurrfarë marrëveshje.

As në Lidhjen Demokatike të Kosovës askush deri më tani nuk ka deklaruar publikisht se do të jetë kryeministër por vetëm është thënë se Kandidati do të jetë Isa Mustafa. Krejt çka ka thënë nga LDK është një kumtesë disa rreshtash, që u lëshua të mërkurën menjëherë pas marrëveshjes, e ku u tha se LDK do ta ketë postin e kryeministrit. Përjashtim këtu bën Dega e LDK-së në Gjilan, të cilët dje kanë festuar për Lutfi Hazirin kryeministër i ri i Kosovës.

Në anën tjetër, nga PDK askush nuk ka folur ende për postin e kryeministrit zyrtarisht. As kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk ka folur për këtë post. Në paraqitjen e vetme publike që e ka pasur pas arritjes së marrëveshjes, ditën e enjte pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë, ai nuk ka dashur të flas se kujt i takon kryeministri.

Në opinion, ndërkaq, po qarkullojnë ide se Hashim Thaçi të jetë kryeministër për një periudhë gati dy vjeçare, që pastaj të kaloj në postin e presidentit, në mënyrë që pastaj Isa Mustafa të vij në krye të ekzekutivit. Kjo marrëveshje duket se i ka kushtuar shumë LDK-së. Pos që anëtarë të thjeshtë të kësaj partie po protestojnë në rrjete sociale në Kryesi të partisë ka ndodhur përçarje.

Të paktën 5 deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar votë kundër qeverisë PDK- LDK. Vjosa Osmani, Alma Lama, Doruntinë Maloku, Adem Salihaj tashmë kanë paralajmëruar votë kundër këtij koalicioni. Ndërkaq, deputeti tjetër Kujtim Shala pos në këshillin e Përgjithshëm edhe në Kryesi ka paralajmëruar se është kundër këtij koalicioni.

Më Shumë

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Lajmet e Fundit