Haradinaj rikandidon Smajl Latifin për kryetar të Rahovecit

SmajlLatifi-rahovecKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka emëruar Smajl Latifin për kryetar të Komunës së Rahovecit. Emërimi i Latifit është bërë në shënimin e 12-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së në këtë qytet.

Kryetari Haradinaj ka lavdëruar punën e Latifit, gjatë luftës, pasluftës, por edhe si kryetar i Komuns së Rahovecit.

“Smajl Latifi në mandatin e ardhshëm do të qeverisë edhe më mirë, sepse ai tash e dy vjet e gjysmë e ka mësuar më mirë se çka është qeverisja, i di temat me të cilat duhet të merret. Rahoveci ka nevojë dhe mundësi të zhvillohet edhe më shumë dhe më mirë sepse e meriton”, tha Haradinaj.

Latifi, ndërkaq tha se gjatë qeverisjes ka bërë punë të mëdha në Rahovec. “Përveç punës ne gjatë këtij mandati kemi arritur t’ia kthejmë besimin qytetarëve në isntitucione“, tha Latifi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit