10.2 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Ja arma me të cilën luftoi Adem Jashari (Foto)

Arma e Adem JasharitAdem Jashari vdiq duke luftuar për lirinë e vendit të tij. Automatiku që nuk e lëshoi nga dora deri në momentin e fundit të jetës, do të ekspozohet nesër në Muzeun e Kosovës.

RTK, përmes një kronike në Lajmet Qendrore, ka sjellë një ditë më parë armën që përdori komandanti legjendar. Muzeu i Kosovës për ditën e nesërme është bërë gati të presë shumë mysafirë. Arsye për këtë është një ekspozitë e veçantë me artefakte që vijnë nga heroizmi i familjes Jashari.

Këtu për herë të parë do të zbulohet edhe arma të cilën po e mbante në dorë komandanti legjendar, Adem Jashari, në momentin kur u vra në kullën e tij në Prekaz.

“Në këtë ekspozitë të interesuarit do ta shohin armën AK Kallashnikov, që ishte arma personale e Adem Jasharit, që është prodhim kinez”, ka theksuar Sadik Krasniqi ­ autor i kësaj ekspozite.

Arma e Adem Jasharit1Pikërisht ky është kallashnikovi me të cilin Adem Jashari shkoi në Shqipëri. Fare pranë saj ndodhet edhe pushka e punuar me dorë e Hamzë Jasharit. Pjesë e ekspozitës do të jenë edhe shumë artefakte tjera. Në Muzeun e Kosovës, këtë ekspozitë po e vlerësojnë si organizimin më të rëndësishëm të këtij institucioni.

“Këso tematike nuk ka pas kurrë muzeu i Kosovës dhe nuk besoj se do të ketë tematikë më të fuqishme ndonjëherë”, ka shtuar Krasniqi.

Ekspozita do të hapet nesër në orën 14:00 dhe do t’i ketë dyert të hapura për vizitorë deri në fund të vitit./RTK/

Më Shumë

Anulohet koncerti në Stamboll, Robbie Williams i mërzitur

Robbie Williams ka thënë se i vjen “thellësisht keq” që koncerti i tij në qytetin turk të Stambollit është anuluar “në interes të sigurisë...

Gjendet vajza 16 vjeçare e raportuar e zhdukur në Suharekë, nuk pranon të kthehet në shtëpi

Pas disa ditësh kërkimesh, Policia e Kosovës ka arritur të gjejë vajzën 16-vjeçare nga fshati Peqan i Suharekës, e cila ishte raportuar si e...

Lajmet e Fundit