4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Qosja për Thaçin, stalinist dhe falsifikator

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja ka reaguar ashpër të martën lidhur me një postim në rrjetin social Facebook nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi i cili përkujton presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova në 70 vjetorin e lindjes, e që e shoqëron me një fotografi të konferencës së Rambouillet, ku sipas Qosjes janë hequr nga fotografia Rexhep Qosja dhe e Veton Surroi.

Kjo fotografi ka mjaftuar që akademik Rexhep Qosja ta cilësojë veprimin e Thaçit, si staliniste.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Qosjes.

Sot e lexova urimin që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli në faqen e tij në Facebook me rastin e përvjetorit të lindjes së ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi me përkushtim të veçantë e me ndjenja sentimentale thekson bashkëpunimin e tij “pivotal” me Ibrahim Rugovën. Di shumë, ndoshta çdo gjë, për këtë bashkëpunim “pivotal” mes tyre prej Konferencës së Rambujesë e deri në vdekjen e parakohshme të Ibrahim Rugovës. Është e zakonshme në botën e qytetëruar që urimet për ditëlindje si dhe ngushëllimet për vdekje të jenë të sinqerta.

Vetëkuptohet se nuk do ta bëja këtë reagim për urimin e Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të lindjes së Ibrahim Rugovës sikur ky urim të mos ishte përcjellë me një falsifikat: me shkurtimin e fotografisë nga nënshkrimi i Marrëveshjes Shqiptaro-Serbe në Rambuje prej së cilës në mënyrë staliniste, jo vetëm në këtë rast, janë hequr fotografia e Rexhep Qosjes dhe e Veton Surroit.

A e këtillë duhet të jetë demokracia jonë? A e këtillë duhet të jetë historia jonë? Le të gjykojnë lexuesit. Mua s’më duhen fotografitë! Mua dhe krejt popullit shqiptar i duhen sot më tepër se kurrë përgjegjshmëri shtetërore dhe ndershmëri politike, demokratike dhe historike, që aq tmerrshëm po i mungojnë Kosovës në këtë kohë.

Më Shumë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë...

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit