Seanca e Kuvendit mund të shtyhet deri në 2015

Kuvendi i Kosoves 7Vazhdimi seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet këtë të hënë mund të ndodhë që të shtyhet për fillimin e vitit të ardhshëm, nëse nuk nënshkruhet marrëveshja mes PDK-së e LDK-së

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë për RTK-në se posti i kryeministrit mbetet çështje e diskutueshme.

“Shpresoj që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja. Me të kthyer kryeministri Hashim Thaçi nga Nju Jorku besoj se kjo do të kryhet të shtunën ose të dielën gjatë takimit të dy liderëve të të dyja partive”, ka thënë Haliti.

Ai më pas ka theksuar se PDK nuk është e gatshme ta prish marrëveshjen me LDK-në, dhe se nuk beson që do të mund të ketë shtyrje të seancës.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, nuk e ka mohuar mundësinë e shtyrjes së seancës konstituive për në fillim të vitit të ardhshëm.

“Pres që të hënën e ardhshme ose në fillim të vitit të ardhshëm të thirret seanca”, ka thënë Rugova.

Ai ka theksuar se LDK-ja do të jetë ajo që do ta udhëheq qeverinë e Kosovës.

“Nuk kem hy në koalicion pa e pas postin e kryeministrit. LDK nuk do ta lëshoj postin, nëse LDK e lëshon unë nuk do të jem pjesë e saj”, ka deklaruar Rugova.

Më Shumë

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Malisheva nënkampione, Llapi në barazh, kjo është tabela e Superligës

Më ndeshjet e sotëm tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2025-2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Tashmë dihet verdikti përfundimtare i këtij sezoni. Vëmendja kryesore...

Lajmet e Fundit