Ismet Peja shpalos lidhjen e tij të ngushtë me “Agimin”

imagesDoajeni i këngës shqipe, Ismet Peja, kur është ngjitur në skenën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren ka përkujtuar se si ai ka qenë vetëm 7 vjeç kur është themeluar shoqëria kulturore artistike “Agimi”, e cila sivjet shënon 70- vjetorin e funksionimit të saj.

Nuk kanë kaluar as dy dekada, prej asaj kohe dhe Peja pos që ka filluar të bashkëpunojë me anëtarët e kësaj shoqërie, është inspiruar që edhe me kolegët e tjerë të themelojnë ShKA-në “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Peja para publikut ka pranuar se në vitet e para të karrierës, në kuadër të orkestrës së RTP-së, ka bashkëpunuar me shumë muzikantë prizrenas që kanë qenë pjesë e “Agimit”.

“Si rrjedhojë çdo fundjavë e kam kaluar me prizrenasit dhe ajo ka qenë periudha më e mirë e jetës sime”, ka thënë Peja, duke vlerësuar bashkëpunimin mes muzikantëve gjakovarë dhe prizrenas, në ruajtjen e vlerave tradicionale të muzikës shqipe./KD/

Më Shumë

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit