Shtatëdhjetë vitet e ShKA “Agim”-it

agimiShoqëria Kulturore Artistike “Agimi” në Prizren, ka mbajtur një akademi solemne me rastin e shënimit të datëlindjes së 70-të .

Kryetari i SHKA “ Agimi”, Xhemal Kabashi, tha se nga themelimi, kjo shoqëri e ka pasur rrugën e vështirë të funksionimit.

“Por, përkundër kësaj SHKA “ Agimi” me krenari feston jubileun e 70-të në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të vlerave kulturore jo vetëm të Prizrenit”,tha Kabashi.

Ndërkaq, sekretari i Ministrisë së Kulturës të Veton Firzi, premtoi se institucioni që përfaqëson, do të mbështes edhe në të ardhmen këtë organizëm kulturor, të cilin e quajti edhe tempull të kulturës shqiptare.

Pjesë e kësaj akademie ishte edhe zv/ministri i Kulturës së Qeverisë së Shqipërisë, Zef Çuni.
Ai tha se SHKA “ Agimi” ka qenë dhe do të mbetet një shoqatë atdhetare në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kombëtare.

Çuni premtoi se në të ardhmen edhe ky resor i shtetit shqiptar do të mbështetë dhe do të bashkëpunojë me “Agimin”, transmeton TV Prizreni.

Pas fjalimeve, për të gjithë të pranishmit është shfaqur edhe një program i zgjedhur artistik nga anëtarët e SHKA “ Agimi”. Ndryshe, mbrëmë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e vitit të 70 –të jubilar është mbajtur edhe një organizim nga trupa e Teatrit të Qytetit të Prizrenit, me ç’rast drejtuesit e Teatrit kanë shpërblyer me mirënjohje post mortum, ish kryetarin shumëvjeçar të SHKA “ Agimi”, Dashnor Xërxa. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë...

Lajmet e Fundit