14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Arrestohen dy përdorues të drogës në Stacionin e Autobusëve në Prizren

Stacionin e   AutobusëveDy përdorues të substancës narkotike janë arrestuar nga policia në Stacionin e   Autobusëve  në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë pasi që gjatë kontrollit janë gjetur  1.25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 1.25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”,njofton Policia e Kosovës

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Lajmet e Fundit