Së shpejti pritet të fillojë seanca

Kadri veseli ,kryetar kuvendiDeputetë të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të arrijnë në Kuvend për seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet krijimi i Qeverisë.

Të pranishëm në Kuvend shihen të jenë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, zëvendëspresidentja e PE-së, Ulrike Lunacek, etj.

Zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryeministrit dhe votimin e kabinetit të ri qeveritar e pamundësuan të hënën deputetët e Listës Serbe, të cilët bojkotuan seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Nëntë deputetët e kësaj Liste, nën rekomandimet e Beogradit zyrtar, kërkuan hise më të madhe në kabinetin e ardhshëm qeverisës. /Telegrafi/

Më Shumë

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Lajmet e Fundit