0.8 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Qeveria e “re” e Kosovës

Jakup Krasniqi14-12Shkruan: Jakup Krasniqi

Ndoshta e rëndësishme është që më në fund Republika e jonë u bë me qeveri të “re”?! Sigurisht që kjo do të shihet shpejtë. Por, nuk mund edhe mos të them se për cilindo njeri që e dinë se çka është përgjegjësia, është goxha guxim i madh të udhëheqësh një Kabinet qeveritar sa kundërthënës e po aq gjigantë. Dikush mund të thotë se ky ishte vullneti i qytetarëve te Kosovës? Konsideroj që vullneti i shumicës qytetare, ndonëse i parcializuar ishte për ndryshimin e qeverisjes, ndërsa përbërja e këtij Kabineti nuk afron asnjë ndryshim, përkundrazi mund të ketë përkeqësim në fushat kryesore të jetës. Shumica e këtyre njerëzve, nuk mund të thuhet se janë me duar të pastra e pa dyshime të bazuara. Nëse veç thuhet se ky ishte vullneti i qytetarëve, atëherë shumica qytetare (në krahasim me subjektet e tjera) e kishte votuar PDK-në (pasi ajo ka më se shumti deputet në Kuvend)! Koha do të flet shumë se çfarë “ndryshimi” është bërë, por edhe koha e njerëzve po ecën.
Për Kosovën si vend i nëntë në ranglistën për nga varfëria në Botë, Kabineti qeveritar i përbërë nga Kryeministri + 21 ministra është luks tepër i madh. Ky kabinet i stërmadhuar e ka të vështirë, madje tepër vështirë që të jetë Kabinet i ndryshimit, gjasat më të mëdha janë, që të jetë Kabinet i përkeqësimit të gjendjes në shumë fusha të jetës. Një Kabinet të tillë qeveritar edhe pse u mbështet nga një zyrtar i lartë gjerman, nuk e ka as Kabineti qeveritar i Kancelarës Merkel. Kabineti i zotit Mustafa do të ketë më shumë ministri se Kabineti i zotit Thaçit 2. Ky kabinet do t’i ketë më se paku 42 zev. Ministra dhe tre zev. Kryeministra. Ma gjeni një Kabinet të tillë qeveritar në vendet e BE-së. Ndoshta më e çuditshmja e këtij Kabineti është, Ministri i Jashtëm i kësaj qeverie, i cili ka pranuar të jetë vartës i Isa Mustafës, të cilin jo pak herë e cilësonte si Ministër i Rrahman Morinës”?! Ku dhe si ndodhi ndryshimi tani?
Pse e thash ketë? E thash ketë se gjatë gjithë fushatës e pas fushatës, Hashim Thaçi, vartësi i zotit Mustafa tani, në mënyrën më të organizuar, me ndihmën e një armatë yrishnikesh, na ka akuzuar se vota për Nismën është votë për Ministrin e Rahman Morinës dhe epitete të tjera të ngjashme, të cilat qytetarët i dinë mirë. Disa sejmen të tij, tani e kanë përgjigjen e gatshme, “Nisma e ka fajin”, duke harruar se shefi i tyre jo më larg se dje, me gojën e tij në faltoren e Kuvendit të Kosovës, deklaroi se: “LDK e Isa Mustafës ishte zgjedhja e tij personale”, pasi me Isen i bashkon programi dhe gjithçka tjetër, se te tjerët i paskëshin vardisur, por ata paskan qenë të majtë dhe me ata të majtët, dje e paska bërë luftën, por që tani si duhen më. Madje ai luftën çlirimtare e përmend sa herë i duhet për t’i marrë të mirat e shumta siç edhe i mori deri me tani, ndërsa, kur kërkohet diçka tjetër, ai ka qenë larg, madje tepër “larg fronteve të luftës”. Ndoshta është e saktë kjo që e thotë, por pse nuk e thotë në vazhdimësi?
Sido që të jetë, Thaçi si vartës i Mustafës, duhet tu tregoj zgjedhësve të PDK-së, pse ia dha Kryeministrin LDK-së tani. RENDI ËSHTË TE PËRGJIGJET, pas një serë gabimesh! Duhet tua thotë zgjedhësve të partisë se tij, pse kur ishte edhe humbës i zgjedhjeve e kishte shokë e arrinte postin e Kryeministrit, e tani edhe pse fitues i zgjedhjeve, por pa shokë e humbi pozitën kryesorë të shtetit – Kryeministrin? Pse në Kabinetin e ri, nuk ka asnjë bashkëluftëtar te tij? Ai duhet tua thotë një gjë edhe votuesve të Drenicës: A thua ata duhet të punojnë e rrogëtarojnë vetëm për pozitat e tij dhe te servilëve të tij? E njëjta pyetje vlen edhe për gjithë anëtarësinë e PDK-së. E veçova Drenicën se mashtrimin e madh ai ua ka bërë drenicasve, duke me akuzuar paturpësisht mua para tyre.
Ka ardhur koha që gjërat të shihen pa syza nga secili qytetarë i yni, në mënyrë që mashtrimi mos të përsëritët më! Për këta njerëz koha ka treguar se nuk dinë të qeverisin!

Më Shumë

Vetaksident në Duhël

Ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin sot në rrugën Suharekë-Duhël. Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 18:30, ku kamioneta...

Dua Lipa publikon album të ri më 6 dhjetor

Këngëtarja e famshme botërore, Dua Lipa, ka njoftuar të martën se po sjellë album të ri. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka shkruar në rrjetet...

Lajmet e Fundit